Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.
Rama, tha se janë duke e larguar edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti.
“Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti. Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje. Po ashtu, jemi duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë”, ka shkruar Rama./arbresh.info/
Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shënd...
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...