Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po qëndron për një vizitë në Shkodër.
Ai atje u prit nga Kryebashkiaku i i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Bashkë me ta ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
I pari i Prishtinës e falënderoi Becin për mikpritjen, dhe tha se vizioni i tyre i ëprbashkët është të punojmë fort për qytetet tona.
“Pritje vëllazërore nga Kryebashkiaku i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Një vizitë e mrekullueshme në këtë qytet të pasur me histori, kulturë dhe pamje të mahnitshmeFalënderojmë z.Beci për mikpritjen dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi, i cili tashmë është shndërruar në urë lidhëse mes vendeve tona. E kemi vizion të përbashkët, do të forcojmë lidhjet do të punojmë fort për qytetet tona”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...