Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar se lagja Taslixhe do të bëhet me linjë të transportit urban.
Përmes një video të postuar në Facebook, ku ai shihet i shoqëruar nga qytetarë të shumtë të kësaj lagjeje, Rama tha se ka edhe shumë projekte të tjera që i ka premtuar dhe i ka realizuar.
“Janë rregulluar rrugë e parqe, është zgjeruar rrjeti i kanalizimit, janë bërë intervenime në trotuare dhe është rregulluar ndriçimi”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se përpos shumë punëve tjera që janë bërë në Taslixhe, ka ende shumë punë të tjera në këtë lagje që do të kryhen në mandatin tjetër.
“Sepse bashkë e çojmë Taslixhen dhe Prishtinën përtej! Faleminderit Taslixhe”, ka shkruar Rama.
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan