Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se bashkë me kryeshefin ekzekutiv të “Prishtina Parking”, do t’i propozojnë kuvendin komunal largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident të kryeqytetit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama njoftoi se deri te ky propozim ka ardhur pasi mundësitë financiare lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cenojnë investimet, përcjell Arbresh.info
“Sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë por me mjete dhe automjete të saja. Me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025”.
Gjithashtu, ai u shpreh se janë të kënaqur që për një kohë të shkurtë kanë arritur të kthejnë konceptin nga një ndërmarrje e kundërshtuar në një ndërmarrje të kërkuar nga lagjet.
“Kemi ende punë, përmirësime dhe investime për të realizuar me Prishtina Parking”, ka thënë Rama./Arbresh.info/
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...