Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi”, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës. Ata kanë kërkuar anulimin e tenderit, për të cilin kanë thënë se e falementon këtë kompani..
E lidhur me këtë ka reaguar kryetari I Komunës së Prishtinës Përparim Rama. Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike.
“Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” nuk do të mbeten pa punë, dhe qytetarët e kryeqytetit nuk do të mbeten pa shërbimin e grumbullimit të mbeturinave. Për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme të kompanisë “Pastrimi” për të përmbushur nevojat e kryeqytetit, që nga muaji maj kemi angazhuar operator privat, për të garantuar shërbime cilësore të merituara për qytetarët. Angazhimi i operatorit privat dhe furnizimi i Kryeqytetit me kontenierë të rinj kanë përmirësuar dukshëm menaxhimin e mbeturinave”, ka thënë Rama.
Pavarësisht këtyre përmirësimeve, Rama ka thënë se asambleistët opozitarë po bëjnë përpjekje për të ndryshuar rregulloren që do të pamundësonte ofrim-shërbimin nga operatorët privatë.\
Një vendim i tillë sipas tij do të rikthente problemet e mëparshme me mbeturinat, duke rrezikuar shëndetin publik dhe cilësinë e jetesës në Kryeqytet.
“Shprehim keqardhje për politizimin e këtij shërbimi thelbësor. Penalizimi i qytetarëve për arsye politike është johuman dhe i papranueshëm. Përhapja e dezinformatave se punëtorët do të mbeten pa punë është një përpjekje e ulët për të krijuar frikë dhe panik. Angazhimi i operatorit privat ishte dhe mbetet një mbështetje për kompaninë “Pastrimi” dhe jo një zëvendësim i saj. Kështu, do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Rama.!
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!