Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar për nisjen e një projekti që synon transformimin e hapësirave të harruara në kryeqytet në rezidenca kreative për artistë nga mbarë bota.
Sipas Ramës, këto hapësira do të kthehen në vende ku do të takohen kultura, ide të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Ai ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim me artistin me renome ndërkombëtare, Sisley Xhafa.
“Po nisim një projekt vizionar: transformimi i hapësirave të harruara në rezidenca kreative për artistë nga mbarë bota. Këto hapësira do të kthehen në vende ku takohen kultura, ide të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Krejt kjo në bashkëpunim me artistin me renome ndërkombëtare Sisley Xhafa”, ka shkruar Rama.
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi