Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nesë do të jetë në Tiranë në mbështetje të protestës së organizuar nga OVL e UÇK-së që mbahet nesër atje.
Rama, në një lidhje telefonike në Debat Plus në RTV Dukagjini, u shpreh se gjithmonë do të jetë në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Tani jam në bibliotekë, nesër në mëngjes do të jem rrugës për Tiranë. Njerëzit munden më folë fjalë në ndryshme, por ju e dini që kryeqyteti ka formuar sektorin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në fillim të mandatit qysh para gati 4 vjetëve, kjo tregon se nuk është çështje votash por respekti për vlerat e UÇK-së – do të kem respekt gjithmonë për UÇK-në”, tha Rama.
Rama, mes tjerash, bëri të ditur se kanë siguruar gjashtë autobusë për OVL e UÇK-së dhe të gjithë qytetarët që duan t’i bashkohen protestës në Tiranë.
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...
Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e...
Hakohet televizioni shtetëror i Iranit, thirrje ushtrisë të ...
Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte, Muhamet A...
Aksioni i Prokurorisë së Prishtinës, në cak katër persona
Aksidenti hekurudhor, Rama: Solidaritet me popullin e Spanjë...