Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me presidenten Vjosa Osmani ka marrë pjesë në tryezën ekonomike mes Kosovës dhe Katarit në Doha të Katarit.
Rama me anë të një postimi në Facebook, njoftoi se atje ka prezantuar projektet për transformimin e Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë qëndrimit në Doha të Katarit bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe biznesmenë nga Kosova, pata kënaqësinë që gjatë tryezës ekonomike e cila u mbajt ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit, të prezantojë projektet për transformimin e Prishtinës.”, ka shkruar ai.
“Shfrytëzuam mundësinë që para biznesmenëve të shumtë të Odës Ekonomike të Katarit, të shfaqim potencialet e mëdha për investime të huaja në Kosovë.”, shtoi ai./Arbresh.info/
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...