Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama, ka folur për peripetitë që thotë t’i ketë përjetuar gjatë rolit të tij si i pari i kryeqytetit.
Rama, i cili po kërkon një mandat të dytë, ka pohuar se në fillim të qeverisjes së tij kishte qenë i hapur për bashkëpunim me të gjithë por më pas pohon të jetë sabotuar, sidomos nga qeveria qendrore, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje.
“Për fat të keq po them, dy vjetët e para kam qenë i hapur për bashkëpunim me të gjithë dhe kam pritur që do të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë pa marrë parasysh çfarë partie janë. Pas dy vjetësh e kuptova që Vetëvendosja për shembull ka qenë bllokuese dhe kanë bërë bllokada të qëllimshme, dhe nuk e kam kuptuar këtë.“, ka thënë Rama në DPT Te Fidani.
“Fillimisht kam menduar që dikush që është i zgjedhur prej qytetarit të kryeqytetit duhet me iu bashku një vizioni, një transformimi të mirëfilltë. I kemi pasur projektet më madhore si Unazën e Kryeqytetit që është për të mirën e të gjithëve, nuk është ajo për të mirën time personale, është për të mirën e kryeqytetit, edhe tek e fundit, kryeqyteti më ka votuar mua për me i shty proceset përpara.”
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...