Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku theksoi pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm dhe perspektivën evropiane të saj.
Në profilin e tij në Facebook, me ironi, ai e quajti veten “tradhtar të vërtetë të Kosovës”, duke iu përgjigjur kritikave për raportin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Rama iu dërgoi përshëndetje atyre në Kosovë që e kanë kritikuar, duke e etiketuar si “Vëllain e Vuçiçit”.
“ Ja si flet një tradhëtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuqiqit”
*Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...