Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka shpërndarë mirënjohje për familjet e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.
Rama tha se në këtë ditë përkujtimore, ne nuk i kujtojmë vetëm si të rënë, por si të pavdekshëm, sepse vepra dhe ideali i tyre jetojnë në çdo brez që rritet me frymën e tyre.
“Në emër të Kryeqytetit, me krenari kemi ndarë mirënjohje për familjet e tyre për veprën e të bijëve. Me trimërinë e tyre, ata luftuan shtypjen dhe padrejtësinë, duke e shkruar me gjakun e tyre kapitullin më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info/




Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...