Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në shënimin e ushtrimeve ushtarake “Defender Europe23” në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ths se ka marrë pjesë me kënaqësi ku Forca e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e partnerëve strategjikë prezantuan ushtrinë dhe armaturën që do të përdoren në aktivitetet trajnuese.
“Ngjarje të tilla janë të rëndësishme për përgatitjen dhe zhvillimin e aftësive ushtarake për t’u përballur me situata të rrezikshme dhe për të parandaluar sulmet. Së bashku, për një të ardhme më të sigurt!”, shkroi Rama./Arbresh.info
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...