I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj Ministrit të Financave Hekuran Muratit për ndalimin e pagave për mësimdhënësit që marrin pjesë në grevë.
Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se është e drejt e institucioneve që të hyjnë në grevë.
“Është e drejtë e institucioneve arsimore dhe të administratës që të vihen në grevë. Pandemia dhe, pas saj, lufta në Ukrainë, bënë që të rriten të gjitha çmimet. Vetëm pagat mbetën të njëjtat”, ka shkruar Rama.
Ai e sheh si të jashtëligjshme për ti hequr nga lista e pagave ata që marrin pjesë në grevë, por sipas Ramës është e drejtë e Qeverisë që mësimdhënësit ti nënshtrohen testit të rivlerësimit.
“Kërkesa e qeverisë së Kosovës bërë drejtorive komunale të arsimit për t’ua nisë listat e mësimdhënësve grevistë, që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave, është e kundërligjshme. Por është e drejtë legjitime e qeverisë që mësimdhënësit t’ia nënshtrojë testit të rivlerësimit, proces ky që duhet të ishte ndërmarrë që moti”, tha tutje Rama.
Në fund kryetari i Prishtinës kërkon nga SBAShK-u dhe Qeveria që të gjejnë një kompromis
“Ndërkohë, shtatori sapo nise dhe nxënësit duhet patjetër t’u kthehen bankave shkollore kurse punonjësit administratës. Është prandaj imperative që bashkimi i sindikatave dhe qeveria të mos e ndërpresin dialogun dhe të gjejnë një kompromis një orë e më parë”, shtoi në fund Rama./arbresh.info/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...