Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka përkujtuar ish-kryetarin e Federatës së Kosovës, Fadil Vokrrin në 6 vjetorin e vdekjes së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se futbolli i Kosovës emërues të përbashkët e ka Fadil Vokrrin, shkruan Arbresh.info.
“Vokrri, Vokrri, Vokrri – brohorisnin me mijëra tifozë të Prishtinës, por kjo brohorimë e asaj kohe ishte edhe gjithëshqiptare, sepse të tilla ishin edhe rrethanat. Sot, kur po bëhen 6 vite që legjenda Fadil Vokrri iku në amshim, brohorimat e tilla vazhdojnë, por të një trajte tjetër – falenderuese, kujtuese e përulëse për krejt çka i dha futbollit të Kosovës ndër vite.”, ka shkruar ai.
“Golat e tij, karizma e shkëlqimi në fushë e bën lojtar të madh, e puna për anëtarësimin e futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA lider të pakontestueshëm. Futbolli i Kosovës emërues të përbashkët ka emrin e Fadil Vokrrit.”, shtoi Rama.
“6 vite pas e kujtojmë me nderim, pietet e shumë dashni.”, përfundoi kryetari i Prishtinës./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve