Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar ser është krijuar një ambient për fëmijët me sindromën down dhe autizëm.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në këto hapësira fëmijët do të ndjekin programe dhe aktivitete për zhvillimin e tyre emocional, përcjell Arbresh.info.
“Në këto hapësira të reja, shumë komode, në bashkëpunim me ekspertë të fushës, fëmijët do të ndjekin programe dhe aktivitete të dizajnuara posaçërisht për të përmirësuar zhvillimin e tyre emocional, shpirtëror dhe intelektual”, ka shkruar Rama.
“Faleminderit edhe njëherë TIKA_Kosova, Down Sindrome Kosova dhe Shoqata “Autizmi”, që bënë të mundur krijimin e kësaj qendre dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, ka shkruar Rama.
“Bashkë, ne mund të ndërtojmë një mjedis ku çdo fëmijë mund të shkëlqejë dhe të ndjehet i dashur”, tha tutje Rama./Arbresh.info
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...