Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se i ka dërguar një shkresë ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati nga i cili kërkoi zhbllokimin e buxhetit për kryeqytetin.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama akuzoi Muratin se po e bllokon buxhetin e Prishtinës për lojra politike, transmeton Arbresh.info.
“Hekuran, mos rri tu e gjujt përgjegjësinë! Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër! Çdo status që shkruan në Facebook nuk është kurgjo tjetër veçse një përpjekje e lodhtë për me manipulu narrativën publike dhe me zhvendos fajin. Ne sot i kemi dërguar Ministrisë së Financave edhe një shkresë tjetër zyrtare, sepse buxheti i Kryeqytetit i përfshirë qartësisht në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025 vazhdon të mos ekzekutohet”, ka shkruar Rama.
“Dhe për këtë, përgjegjësia politike është e JOTJA! Po flasim për 33 milionë euro të bllokuara, prej tyre 23 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar, të cilat mbesin pezull për shkak të vendimmarrjes tënde. Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë. Kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt e as tënde”, tha Rama./Arbresh.info
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...