Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kazerma “Adem Jashari”, shumë shpejt do të kyçet në Termokos.
Kështu ka njoftuar Rama përmes një postimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.
“Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos, ku pjestarët tanë të Forcës së Sigurisë të Kosovës do të marrin shërbimin e mjaftueshëm dhe cilësor të ngrohjes!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Sipas të parit të kryeqytetit, kjo u arrit fal votës së këshilltarëve komunalë që votuan pro subvencionimit prej pesë milionë eurove të Termokos-it.
Por përveç kazermës “Adem Jashari”, kyçja në Termokos do të iu mundësohet edhe “Banesave të Bardha”, lagjes “Kalabria” dhe ndërtesave shumë katëshe në lagjen “Lakrishte”, bëri të ditur Rama./Arbresh.info
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...