Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kthyer një përgjigje kryetarit të LDK-së Isa Mustafa i cili tha se Rama e cilësoi si “politikan tinëzak” në një intervistë televizive.
Rama përmes një postimi në Twitter e ka përgënjeshtruar këtë. Ai iu drejtua Isa Mustafës duke i thënë se ka rënë pre e lajmeve me tituj të deformuar, derisa shtoi se nuk e ka quajtur dhe as s’e ka menduar ta quaj ‘tinëzak’.
Kryeministri shqiptar ka shkruar po ashtu se nuk ka deklaruar se është folur për “Mini-Shengenin” në kuadër të Procesit të Berlinit, derisa i ka thënë Mustafës se është i saktë kur thotë se është pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

@IsaMustafaKS ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj “tinëzak”! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për “miniShengenin” në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë..
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2020
Je i saktë, je pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”! Fiks këtë thashë edhe unë dhe Shengeni Rajonal është fiks kjo, hapësira e përbashkët ekonomike plus lëvizja e lirë e njerëzve, kështu që jemi krejt dakord prandaj ta bëjmë dhe pikë.
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2020
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh