Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se i qëndron mbrapa qëndrimit të tij për marrjen e veriut nën kontroll të plotë nga KFOR-i.
“E kam thënë unë dhe i qëndroj prapë, edhe herës tjetër”, tha Rama, kur u pyet për këtë.
“Marrja nën kontroll bëhet duke shtuar forcat”, tha ai, duke iu përgjigjur gazetares së A2CNN, e cila tha se ai e kishte modifikuar këtë qëndrim.“Nuk janë dy ide të ndryshme. Është e njëjta ide”, tha Rama.
Trupat e KFOR-it në Kosovë këtë vit janë shtuar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, ndërsa Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar fillimisht në Prishtinë, gjatë një vizite më 20 nëntor, se NATO-ja do të shqyrtojë shtimin e përhershëm të forcave në Kosovë, për ta mbajtur situatën nën kontroll.
Lexo edhe:
Rama: Nëse Kosova do pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...