Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dhënë të drejtë Kosovës për vendosjen e reciprocitetet për targat e automjeteve me Serbinë.
Rama përmes një postimi në Twitter ka shkruar se duhet të shmangur bumerangu i ngrirjes së konflikti siç ndodhi me taksën 100%.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangun e ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë,” shkruan Rama.
Kosova të hënën ka vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë, vendim ky që u përcjell me reagime në Serbi e protesta në veri të Mitrovicës nga banoret serbë./arbresh.info/
Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.
— Edi Rama (@ediramaal) September 21, 2021
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...