Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas protestës së punëtorëve të Kompanisë Regjionale të Pastrimit “Pastrimi”, të cilët u grumbulluan para objektit të komunës për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me kushtet e punës dhe pagesat.
Në një deklaratë publike, Rama tha se Kryeqyteti është i angazhuar prej kohësh për zgjidhjen e problemit me grumbullimin e mbeturinave, duke e cilësuar grumbullimin e punëtorëve si të panevojshëm dhe me prapavijë politike.
“Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat në Kryeqytet. Prandaj, konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë. Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet. Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...