Komuna e Prishtinës ka reaguar pas grevës së nisur nga punëtorët e kompanisë “Pastrimi” para objektit të komunës.
Në reagim thuhet se grumbullimi i punëtorëve të ndërmarrjes është i panevojshëm ndërsa Komuna e Prishtinës thekson se janë angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar në kryeqytet me mbeturina, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1.5 milionë euro dhe pret që të nënshkruhet edhe nga kompania
“Pastrimi” për vazhdimin e punës nga ndërmarrja.
“Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat. Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë”, thuhet në reagim.
“Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet. Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet”, thuhet në fund të reagimit./Arbresh.info
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin