Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, vizituan Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë.
Rama theksoi se ky është një punë e madhe që është kryer dhe po vazhdohet të kryhet në kryeqytet.
“ E dimë që kemi pas sfida të mëdha me qentë endacakë dhe vazhdojmë të kemi. E dimë që qeverisja e kaluar i ka vaksinuar dhe sterilizuar. Ne për katër vite kemi vaksinua, sterilizua 1 mijë qen. Sot po e japim për adaptim qenin e 1000-të që do të thotë kemi interes nga qytetarët. Këtë punë po e bëjmë pa ndihmë nga niveli qendror. Edhe pse para 3 viteve kane ndarë buxhet. Ky problem duhet të zgjidhet jo vetëm në Prishtine por edhe komunat e tjera. Ne vendet e tjera problemi është zgjidhur për 15 vite. Vetëm vitin e kaluar 194 incidente apo kafshime, tre kane qenë fëmijë. Ndërkaq tani i kemi 40 e diçka incidente prej tyre dy fëmijë. Sot kërkoj nga Qeveria e Kosovës të na bashkëngjitet, jo vetëm të ndajë buxhet e të mos e shfrytëzojnë. Vetëm ne bashkëpunim me ministri komuna mund ta rregullojmë.” , u shpreh ai.
Ai shtoi se sistemi që kanë krijuar monitoron personat që dëshirojnë të adoptojnë qentë endacakë dhe se gjobat për mostrajtimin e duhur të qenve pas adoptimit arrijnë deri në 3 mijë euro.
Për më tepër, Rama dhe Brestovci patën mundësinë të ndjekin nga afër procesin e adoptimit të qenit të 1000-të, raporton Arbresh.info.
Ndryshe, në kryeqytet është duke u zhvilluar një operacion për kapjen e qenve endacakë.
Më 27 mars, janë kapur gjithsej 6 qen, të cilët janë transportuar në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim./Arbresh.info
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...