Në 24-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, kryetari i kësaj komune, Përparim Rama, bashkë me drejtorë e këshilltarët e komunës, si dhe organizata të dala nga lufta, sot kanë përkujtuar dhe bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Rama e ka vlerësuar këtë ditë si më të rëndësishmen për gjithë vendin e veçmas për kryeqytetin.
Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ai ka thënë se falë tyre, populli e shijon lirinë sot.
Ndryshe Komuna e Prishtinës do të organizojë një sërë aktivitetesh për Ditën e Çlirimit, në mesin e tyre është edhe votimi për titullin “Qytetar Nderi”, për Jeremy John Durham Ashdoun, Baron Ashdoun, nga Norton-sub-Hamdon.
Nga programi kulturor mbahet Ekspozita “Rezistenca 1990” nga artisti Hazir Reka, ndërsa aktivitetet kulmojnë me koncertin e madh, në sheshin Skënderbeu, nga ora 20:45./rtk
Mbyllet sezoni për Gulerin dhe Militaon
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...
“Lamtumirë shqiptar i mirë”, Edi Rama mesazh ngushëllimi për...
Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtin...