Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se në këtë epokë krenarie dhe sakrifice, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë ata që dhanë jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë.
Ai tha se Epopeja e UÇK-së është dëshmi e guximit dhe përkushtimit të heronjve tanë, që me gjakun e tyre shkruan historinë tonë më të lavdishme, shkruan Arbresh.info.
“Sot, bashkë me nënkryetarët, drejtorët, ekipin e Kryeqytetit dhe komandantin Fatmir Sopi, udhëheqësin e sektorit të kategorive të dala nga lufta, si dhe nxënësit e shkollës “Iliria”, nderuam dëshmorët e kombit tonë. Epopeja e UÇK-së është dëshmi e guximit dhe përkushtimit të heronjve tanë, që me gjakun e tyre shkruan historinë tonë më të lavdishme”, ka thënë ai.
“Lavdi jetës, veprës dhe heroizmit të dëshmorëve, familjeve që sakrifikuan dhe ushtarëve të FSK-së që vazhdojnë ta mbajnë gjallë amanetin e tyre”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë