Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve në Prishtinë

18:29 | 1 Prill 2026
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve.

Rama bëri të ditur se në takim u diskutua për nevojat konkrete me të cilat përballen, si dhe për mënyrat se si Kryeqyteti mund të ofrojë mbështetje më të drejtpërdrejtë dhe efektive

“Sot, bashkë me Shoqatën e të Verbërve, diskutuam për nevojat konkrete me të cilat përballen, si dhe për mënyrat se si Kryeqyteti mund të ofrojë mbështetje më të drejtpërdrejtë dhe efektive. Jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë për të krijuar qasje më të lehtë dhe më shumë mundësi për këtë komunitet”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale