Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, bashkë me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, kanë vizituar sot zonat e prekura nga vërshimet në Skenderaj.
Ata janë pritur nga kryetari i Komunës Fadil Nura, me të cilin kanë vizituar lagjen “Murtezaj”, ku janë shkaktuar dëme të mëdha nga vërshimet
“Me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, vizituam sot lagjen ‘Murtezaj’, si më të goditurat nga vërshimet e fundit në qytet, për të parë pasojat e fatkeqësisë së përmbytjeve në ekonomitë familjare dhe pasurinë e familjeve, të shkatërruara në shkallë të gjerë”, ka shkruar Nura në Facebook.
Nura ka falënderuar kreun e kryeqytetit për ndihmën e tij përmes Drejtorisë së Arsimit, dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në rimëkëmbje dhe sanimin e dëmeve dhjetëramilionëshe. /arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë