Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron zhvilluan një vizitë te Piramida e Tiranës në mbrëmje, në përmbyllje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Gjatë vizitës, Rama e njohu Macronin me projektin e “Ecole 42”, një shkollë prestigjioze franceze e kodimit, e cila është e pranishme në 31 shtete dhe tashmë edhe në Shqipëri.
Presidenti Macron diskutoi me drejtuesit e shkollës dhe studentët e saj, duke marrë përshtypjet e tyre mbi këtë iniciativë.
Në përmbyllje të vizitës, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Francës në fushën e inovacionit, e cila u firmos nga ministri shqiptar i Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhaj, dhe ministrja e deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë.
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke shkruar: “Piramida e Tiranës – Për t’i dhënë dritën jeshile ‘Ecole 42’, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë.”
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...