Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Rama e kritikoi ashpër qeverinë aktuale për bllokimin e projekteve madhore dhe për ndalimin e investimeve që mund të përmirësonin jetën e qytetarëve.
Rama theksoi rëndësinë e respektit për ata që luftuan për lirinë e Kosovës dhe ndërtuan shtetin.
“Shteti nuk mund të ecë përpara me njerëz që nuk dinë të udhëheqin, që nuk kanë vizion dhe që e shohin politikën si një lojë hakmarrjeje. Këtë popull nuk duhet ta mbajmë nën frikën e armikut të jashtëm e të brendshëm! Duhet të rikthejmë besimin, të hapim rrugën për zhvillim dhe të forcojmë themelet e një shteti që respekton sakrificën e së kaluarës dhe ndërton një të ardhme të sigurt për të gjithë. Prishtina po ecë para me realizim rekord te buxhetit, me vizion e mision, përkunder sfidave. T’i ndihmojmë edhe Kosovës nesër me votën tuaj të çmuar”, shkroi Rama./Arbresh.info
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...