Në një ngjarje të organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Action for Mothers and Children (AMC), u promovua sot Informatori për Hapat e Ekzaminimit të Gjirit për Gratë e Kryeqytetit, një nismë që synon rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit dhe kujdesin e hershëm shëndetësor.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, theksoi rëndësinë e madhe që ka shëndeti i gruas për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit, raporton Arbresh.info.
“Sot jemi mbledhur për të theksuar edhe një herë rëndësinë e madhe që ka shëndeti i gruas në jetën dhe zhvillimin e kryeqytetit tonë. Shëndeti i nënave, motrave dhe bijave tona është themeli i një shoqërie të shëndetshme e të qëndrueshme,” tha Rama.
Ai nënvizoi se Komuna e Prishtinës ka investuar ndjeshëm në parandalimin e kancerit të gjirit, duke përmirësuar infrastrukturën shëndetësore dhe duke e bërë kujdesin për gratë më të qasshëm dhe më efikas.
“Gjatë kësaj periudhe kemi siguruar dy mamografë të rinj në kryeqytet, duke bërë të mundur që asnjë grua të mos presë për t’u kontrolluar. Sot, në Prishtinë, nuk ka më radhë pritjeje për mamografi, dhe shërbimi është plotësisht falas për të gjitha gratë,” shtoi ai.
Rama po ashtu theksoi se komuna ka ofruar subvencione për gratë që përballen me kancerin, duke qëndruar pranë tyre në çdo fazë të trajtimit.
“Kemi qenë aty për çdo grua që lufton këtë sëmundje, duke e mbështetur financiarisht dhe emocionalisht. Është një betejë e vështirë, por e fitueshme,” u shpreh kryetari.
Sipas të dhënave të fundit të komunës, numri i mamografive të kryera në Prishtinë është rritur me mbi 250 për qind gjatë dy viteve të fundit, një tregues i suksesit të përbashkët mes institucioneve shëndetësore, profesionistëve të fushës dhe grave të guximshme të kryeqytetit.
Ngjarja e sotme shënon një hap tjetër drejt fuqizimit të grave dhe përkujdesjes së tyre shëndetësore, duke e vendosur Prishtinën në qendër të përpjekjeve për një shoqëri më të vetëdijshme dhe më të shëndetshme./Arbresh.info/
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...