Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë bërë të ditur se kanë qartësuar kushtet në të cilat kanë vendosur të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deklaroi se ndër kërkesat kryesore është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sipas marrëveshjes në dialogun në Bruksel.
Sipas fjalëve të tij, aty bëjnë pjesë edhe mbrojtja e pronës dhe kthimit të të zhvendosurve, si dhe zbatimi i ligjeve të Kosovës, në mënyrë që ato të mos mbeten “shkronjë e vdekur në letër”.
Ai ka thënë se Lista Serbe të gjithë hapat e vet do t’i ndërmarrë në interes të popullit serb në Kosovë.
Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë sqaruar, se për ministritë që do t’iu takojnë në qeverinë e ardhshme të Kosovës, kanë biseduar edhe me përfaqësuesit e koalicionit PAN dhe AKR-në e Behgjet Pacollit, transmetojnë mediat serbe.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot