Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, dhe Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, sot takuan nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian.
Në mënyrë të veçantë u bisedua për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sundimin e ligjit dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatën për media.
Wieland, që është edhe koordinator i nënkryetarëve të EPP-së në Parlamentin Evropian, siguroi përkrahje për zhvillimet në Kosovë në dritën e plotësimit të standardeve e të vlerave qe e shpijnë Kosovën kah një status me i përparuar drejte Bashkimit Evropian.
Pritet edhe një intensifikim i marrëdhënieve te Kuvendit te Republikës se Kosovës me Parlamentin Evropian ne disa fusha te funksionimit te tij demokratik.
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...