Në këtë gjendje nëpër të cilën po kalon vendi ynë, në një kohë kur pandemia globale Covid 19, ka marrë përmasa të shtrirjes edhe në Kosovë, bizneset tona po vazhdojnë, traditën, humanizmin dhe solidaritetin, në mbështetje të qytetarëve.
Në këtë kuadër kompanitë: “Elkos Group-Etc”, “Devolli Corporation”, “Devolli Group”, sot kanë ndihmuar 400 familje në komunën e Rahovecit me: 400 thasë miell, 800 litra qumësht dhe 800 litra lëngje.

Në donacion bëjnë pjesë artikujt themelorë strategjik, nga të cilat, për qytetarë, ndahet: 1 person (kryefamiljarë) =1 thes miell, 2 litra qumësht dhe 2 litra lëngje, artikuj këta bazik për menaxhim të kësaj faze.
Gjatë shpërndarjes, përfaqësuesit e Komunës dhe Stacioni Policor në Rahovec do të asistojnë për mbarëvajtjen e procesit si dhe mbajtjen e rendit (distancës) sipas masave të nxjerra nga institucionet tona./arbresh.info/

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...