Një person është arrestuar mbrëmë në Rahovec, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht babanë e tij, derisa, i njëjti si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari në momentin kur ka kryer sulmin dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa, rasti po hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull k/shqiptar i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari në kohën kur i kishte kryer veprat e cekura më lart dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim të policisë.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...