Ka filluar sot vaksinimi anti-COVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në të gjitha qytetet e vendit.
Një ndër to është edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, në të cilën duket se është bërë tollovi.

Kështu të paktën pretendon Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Gëzim Kokollari, i cili ka publikuar një fotografi nga kjo qendër, shkruan arbresh.info.
Në fotografinë e publikuar shihen radhë të gjata të personave që po presin që ta marrin vaksinën anti-Covid.
“Po ndihet era e shtetit edhe në Ferizaj. Vakcina me “erë shteti”, ka shkruar ai.
Ndryshe, vaksinimi po vazhdon e dhe tek qendra “1 Tetori”, në Prishtinë./arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...