Radhë të gjata të qytetarëve mbi 65 vjeç janë bërë në oborrin e sallës “1 Tetori” për t’u vaksinuar kundër Covid-19.
Vaksinimi i tyre ka filluar në ora 8:00 të mëngjesit.
Disa qytetarë thonë se kanë pritur tash e disa muaj për këtë vaksinim.
Sabit Dermaku njëri nga qytetaret që kishte ardhur për të marrë vaksinën është shprehur i lodhur nga pritja duke thënë se do duhej të kishte një organizim më të mirë.
“Kom ardhur para 20 minutash po rendi koka i madhe. Mbrëmë kur e pash ne televizion erdha sot. S’po pres ma, u dashtë me bë një orar se ka shumë. U dashtë më kanë një rregull e jo më prit kështu. Smuj pres ma. Është hera e tret që kom ardhur po për shkak të moshës s’kom mujt deri sot. Edhe sot koka shumë kallaballëk”, tha ai.
Shumica e tyre nuk kanë aplikuar përmes platformes E-Kosova por kanë ardhur pas lajmërimit në medie .
Policia e Kosovës është duke u kujdesur për rendin.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditëve të tjera do të vaksinohen edhe ata mbi moshën 65 vjeçare që vine nga komunat e tjera. Kujtojmë se sot në Kosovë do të mbërrijnë edhe 38 mijë vaksina AstraZeneca./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...