Një banore e Kievit, Anastasia, nga pika kufitare mes Ukrainës dhe Polonisë ka thënë se është detyruar që ta lë qytetin e saj, me shpresën që të gjejnë paqe.
Ajo tha se dita në Kiev ishte e qetë, por mbrëmja ishte e rrezikshme, prandaj edhe vendosën që të ikin nga atje.
Tutje, ukrainasja tha se shteti i saj ka nevojë për mbështetje dhe duan përfundimin e kësaj lufte të nisur nga Rusia.
“Ju lutëm, Ukraina ka nevojë për mbështetje, të gjithë ukrainasit duan që kjo luftë të përfundojë sepse i kanë humbur shtëpitë dhe ne vetëm duam paqe”, është shprehur Anastasia, ka thënë ajo në një prononcim për Klan Kosovën.
Kujtojmë se Ukraina gjendet nën pushtimin rus që nga 24 shkurti i këtij viti, ku forcat ruse shkelën tokën ukrainase.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...