Një qytetar nga Klina e ka dorëzuar në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro në të.
Policia bën të ditur se ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në stacion dhe i është kthyer kuleta sё bashku me të holla, shkruan Arbresh.info.
“Me datë 17.07.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina sё bashku me vajzën e tij e cila e kishte gjetur njё kuletё nё sheshin “Skenderbeu” nё Klinё. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e shatёqind (1700) euro”, thuhet në njoftim.
“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...