Një qytetar nga qyteti i Istogut ka dorëzuar në stacionin policor në Istog një portofol me para të cilën e kishte gjetur në rrugë.
Në njoftimin e policisë thuhet se në portofol kishte të holla në vlerë prej 320 eurosh si dhe dokumente personale.
“Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Istog, të cilёs nga zyrtarët policorë i ёshtё kthyer sё bashku me të holla dhe dokumente personale”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...