Policia njofton se sot në stacionin policor Qendra në Prishtinë, një qytetar ka sjell disa stoli ari të cilat i ka gjetur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Këto stoli kanë qenë të mbështjella me një faculetë dhe brenda ka pasur edhe një porosi për personin që i janë dedikuar.
“Ne lusim personin qe i ka humbur këto stoli ari apo edhe personin për të cilin janë dedikuar që të paraqitet në stacionin policor Qendra për t’i marrë ato”, thuhet në komunikatë të Policisë.
Policia falënderon qytetarin i cili ka treguar gatishmërinë për t’i kthyer sendet e gjetura tek pronari i vërtetë si dhe vlerëson lart sjelljen e tij.
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...