Një 56-vjeçar nga Kaçaniku gjatë mbrëmjes së premte ka gjetur 150 euro në një restorant në Han të Elezit, me ç’rast paratë e gjetura i ka dorëzuar në polici.
Paratë, sipas policisë, i janë kthyer personit të cilit i kanë humbur.
“Përmes kamerave të sigurisë policët kanë arritur të identifikojnë personin V. B., të cilit i kanë humbur paratë dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, paratë, që rezultuan të jenë 150 euro, i janë kthyer personit V.B”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin H. Gashi për gjestin e tij human dhe shembullor, duke treguar një standard të lartë të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me policinë”./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje