Instituti Riinvest ka realizuar një anketë me 1000 qytetarë lidhur me besimin që ata kanë në institucionet e Kosovës. Ka dalë se vetëm 20 për qind kanë besim në Qeverinë e Kosovës, 20 për qind në Kuvendin e Kosovës, 13 për qind në partitë politike dhe 22 për qind në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Institucionet më të besuara kanë dalë të jenë KFOR-i me 66.7 për qind, Policia e Kosovës me 65.3 për qind, OJQ-të me 54.8 për qind, dhe institucionet fetare me 54.6 për qind.
Besueshmëri të lartë ka dalë të ketë edhe në ambasadat e huaja në Kosovë, ku hulumtimi thotë se 53.7 për qind e njerëzve kanë besim në amabasada.
Nga ky hulumtim ka dalë se qytetaret besojnë më shumë në Gjyqësorin e Kosovës sesa në EULEX-in.
Ndërsa, në Presidencën e Kosovës besojnë 22.9 për qind.
Hulumtimi i realizuar nga Instituti Rinvest është realizuar në muajin nëntor në nivel qendror./Arbresh.info
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C