Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, organizuan të premten garat tradicionale të nxënësve me biçikleta lidhur me njohuritë për trafikun.
Nxënësit e shkollave fillore nga 16 komuna të Kosovës kanë marrë pjesë në edicionin e 5 të garave me biçikleta, të mbajtur në sheshin Zahir Pajaziti. Në këtë aktivitet morën pjesë 20 shkolla me gjithsej 60 nxënës të klasave 6, 7 dhe 8.
Drejtori i kolegjit “Tempulli”, Muhamet Krasniqi, ka thënë se ky aktivitet organizohet për javën e 4 të sigurisë “Save lifes slow down K” dhe se me këto aktivitete vazhdohet të jetë model për vendet e rajonit dhe të sensibilizohen qytetarët në ngadalësimin e shpejtësisë.
“Janë përzgjedhur 3500 nxënës për rregullat e trafikut. Sot në kuadër të garave shkollore të edicionit të pestë do të tregojnë njohuritë dhe shkathtësitë në garën e biçikletave do të japin një mesazh të rëndësishëm që të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes në rrugë”, ka thënë ai.
Burim Krasniqi, drejtor i Këshillit për siguri në rrugë pranë Ministrisë së Infrastrukturës, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijesimit të kujdesit në trafikun rrugor dhe të bartet mesazhi se duhet të jenë të kujdesshëm në trafikun rrugor.
Ai tha se me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe informimit te qytetarët kanë shpërndarë fletëpalosje dhe se do të mbahet një konferencë ku do të paraqiten rezultatet e hulumtimeve dhe shpresojmë që të ulet numri i të vdekurve.
Besim Hasani, kryetar i Komitetit olimpik, tha se me këtë garë po i bashkëngjiten aktiviteteve të përmasave botërore.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...