Pas disa ditëve me mot të freskët, përsëri janë rikthyer temperaturat e larta.
Në sheshet e kryeqytetit shihen qytetarë të shumtë, të cilët po mundohen që të gjejnë zgjidhje për freskim në këto ditë të nxehta.
Ata qytetarë të cilët kishin dalë për shëtitje kërkonin vende me hije, ku do të mund të gjenin freskim, përderisa fëmijët po shfrytëzonin fontanën në sheshin “Skenderbeu”, e cila në këtë rast po kryente funksionin e pishinës.
Për shkak të temperaturave të larta, nuk kanë munguar as rekomandimet e mjekëve që të mos ekspozohemi në diell.
KosovaPress përmes disa fotografive të realizuara nga fotografi Jasir Zeqiri, ju sjellë disa momente të qytetarëve, ku shihen ‘zgjidhjet’ e tyre për përballje me temperatura të larta.

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...