Nga dita e nesërme nuk do të ketë transport të udhëtarëve urban dhe ndërurban në gjithë vendin për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.
Në një njoftim që ka siguruar Reporteri, tregohet se në grevë do të futen të gjithë operatorët.
“Arsyeja e grevës është Qeveria dhe Ministritë përkatëse nuk e kanë zbatuar marrëveshjen e nënshkruar më datën 28.01.2021 për subvencionimin e trasnportuesve”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, më herët kryetari i shoqatës, Ruzhdi Kurtishaj, ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë në forma të ndryshme, derisa të përmbushen kërkesat.
Ndryshe, duhet theksuar se kompanitë e transportit deri tash kanë punuar me gjysmë kapaciteti, pasi ligji nuk ka lejuar shumë persona nëpër autobusë.
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime