Rritja e temperaturave në vendin tonë ka bërë që qytetarët të mos tregohen edhe aq të kujdesshëm dhe të dalin më shumë jashtë shtëpive.
Kjo përkundër kufizimeve të vendosura nga Qeveria për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri, shkruan portali arbresh.info.
Edhe gjatë ditës së sotme është parë një numër i shtuar i qytetarëve në kryeqytet.

Në fotot e dërguara në adresë të portalit arbresh.info mund të shihen individë duke ecur madje pa respektuar distancën e paraparë në masat kundër Covid-19.
Deri tani në Kosovë të regjistruara janë 927 raste, 29 të vdekur e 671 të shëruar./arbresh.info/

Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...