Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë liruara ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kreun e OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili gjatë ditës së martë ka arritur në Kosovë.
Një qytetar nga Prishtina për “Arbresh.info”, tha se lirimit të tij i është gazuar mjaftë shumë.
Ndërsa disa qytetarë të tjerë shprehen se është mbajtur padrejtësisht në gjykatën e Hagës dhe presin që të lirohen edhe ish-krerët tjerë të UÇK.
Ndryshe, më 12 tetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e Hysni Gucati për lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim.
Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj.
Kujtojmë se Specialja i shpalli fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn më 18 maj 2022 për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...