Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku bëri me dije se ka kërkuar që të hiqet kushtëzimi për regjistrim të veturave, pasi që kjo po i dëmton mijëra qytetarë duke shpenzuar qindra mijëra euro.
“Ne kemi kërkuar të hiqet taksa komunale, të hiqet edhe kushtëzimi për regjistrim të veturave, kushtëzimet janë kundër kushtetuese, po ashtu kemi kërkuar të hiqet kushtëzimi për ndërrim të pronësisë”, tha ai në emisionin Imazh në RTK.
Sipas tij në Kosovë pronësinë e ndërrojnë rreth 95 mijë vetura. “Për këto vetura nëse hiqen kushtëzimet, qytetarët do të kursenin shumë”, tha ai
“P.sh.Kur një automjet është i siguruar dhe regjistruar, por gjatë një periudhe e ndërron pronësinë, taksat, komuna, kontrolla teknike nuk i barten pronarit të ri, por është i obliguar vet mi pagu prej fillimit, edhe targat edhe regjistrimin, edhe taksln komunale. Pra vetëm pjesa e mbetur e sigurimit kthehen.Pra për një vit qytetarëvd u shkakton humbje prej 15 milionë euro për një vit ligji i automjeteve”, tha ai.
Sipas tij nëse llogaritet 95 mijë vetura u kushtojnë ka 107 euro për MBP, regjistrim dhe tabela, 40 komuna, 30 kontrolla teknike dhe 10 euro taksa komunale.
Kurti, Osmani dhe Basha përkujtojnë viktimat e Holokaustit n...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...