Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka marrë vendim t’i lirojë nga detyra të gjithë të emëruarit politikë nga partia e tij, të cilët kanë akuza për korrupsion.
Të pyetur nga arbresh.info, lidhur me këtë çështje qytetarët e Kosovës kanë shprehur mendimet e tyre.
Disa prej tyre mendojnë se iniciativa e Veselit është e drejtë, dhe se gjithmonë shkarkimi për njerëzit e korruptuar është i mirëpritur në Kosovë, pasi që sipas tyre është vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit.
Kujtojmë se me vendimin e Veselit janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku dhe këshilltari i Veselit, Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore./Arbresh.info
Në videon më poshtë mund t’i dëgjoni mendimet e qytetarëve rreth këtij vendimi:
Prokuroria e Pejës dhe Policia intensifikojnë luftën kundër ...
E rëndë/ Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti n...
Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Di...
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovo...
Kurti premton kushte më të mira për studentët në Prishtinë: ...
Dybala po rinovon me Romën, pranon pagë 5 milionë euro më pa...