Flamuri gjigant gjysmë kombëtar e gjysmë amerikan po qëndron mes turmës së qytetarëve në organizimin për festimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Veç tij, qytetarët për disa minuta kanë thirrur “Shqipëria, të na rroj Shqipëria”, shkruan arbresh.info.

Ndryshe gjatë tërë ditës në Kosovë do të ketë organizime për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit.
Në vend gjithashtu që nga e marta po qëndrojnë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.

Kjo e fundit mëngjesin e sotëm ka zhvilluar takime të ndara dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj ndërsa Clinton të njëjta takime i ka mbajtur të martën./Arbresh.info/
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...